Shpërthen vullkani në Karaibe, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 20:09 | Bota

Shpërthimi i një vullkani në Karaibe ka mbuluar ishullin e Shën Vincentit nga hiri dhe tymi. Vullkani “La Soufrière”, i cili ka qenë në gjumë për dekada, tregoi për herë të parë aktivitetin vullkanik në dhjetor duke u shtuar këtë javë.

Të enjten vonë, kryeministri Ralph Gonsalves u kërkoi më shumë se 16 000 banorëve në zonat e ashtuquajtura të kuqe, të evakuoheshin urgjentisht.

Vullkani që atëherë ka re hiri të errët në ajër në një rreze prej 6 km.

Shenja e parë që një shpërthim ishte i afërt erdhi të enjten në mbrëmje, kur një kupolë llave u pa papritur në La Soufrière.

Mëngjesin e së premtes sizmologët konfirmuan se një "shpërthim vulllkani" ishte në proces.

Të evakuuarit u dërguan në anijet e lundrimit dhe në pjesët më të sigurta të ishullit.

Shumica e ishujve të Antileve të Vogla janë pjesë e një harku të gjatë vullkanik në Karaibet Lindore.

Ky është shpërthimi i parë në Shën Vincent që nga viti 1979. Shpërthimi më i keq i regjistruar, në 1902, shkaktoi më shumë se 1 000 viktima.

Media lokale gjithashtu ka raportuar rritje të aktivitetit vullkanik nga mali Pelee në ishullin Martinique, në veri të Shën Vincentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos