
Rriten sërish infektimet në Itali, aty ku autoritetet kanë deklaruar 18938 të infektuar në 24 orët e fundit, por e dhëna më shqetësuese është ajo e viktimave. Janë 718 personat që kanë humbur betejën me Covid-19, bilanci më i rëndë nga fillimi i vitit, ndërkohë që dje ishin 487.
Ministria e Shëndetësisë gjithsesi ka specifikuar se pjesë e tyre vijnë nga disa gabime në përllogaritje nga Siçilia. Rritet gjithsesi edhe niveli i pozitivitetit, sërish sipër 5%, që cilësohet shqetësues.
Lombardia me 2537 persona mbetet rajoni më i goditur në vend. (A2 Televizion)