
Dhoma e përfaqësueseve aprovoi më shumë se 40 miliardë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën, duke sinjalizuar përkushtimin e të dyja partive për t’iu kundërvënë pushtimit rus të Ukrainës.
Paketa e re u miratua me 368 vota pro dhe 57 kundër, duke ofruar 7 miliardë dollarë më shumë nga sa kishte kërkuar Biden në muajin prill, për programet humanitare dhe të mbrojtjes. Synimi është rritja e mbështetjes për ushtrinë dhe ekonominë Ukrainase, për aleatët rajonalë, por edhe për të adresuar mungesat e furnizimit me ushqime.
Me paketën e re të ndihmave, vlera që Shtetet e Bashkuara kane ofruar deri më tani për Ukrainën arrin në pothuajse 54 miliardë dollarë. Këtu përfshihen edhe 13.6 miliardë dollarë që Kongresi miratoi për Kievin në muajin mars.
Si ndahet një pjesë e ndihmës? (A2 Televizion)
- Fondi i Presidentit Biden për të dërguar ndihmë ushtarake rritet nga 5 në 11 miliardë dollarë.
- 6 miliardë dollarë kalohen në Fondin e Asistencës së Sigurisë për Ukrainën: lejon Shtetet e Bashkuara të lejnë armë nga kompani private dhe t’ia dërgojë Ukrainës.
- 9 miliardë dollarë buxhet për të zëvendësuar stokun e armatimeve që SHBA po i dërgon Ukrainës
- 900 milion dollarë ndihmë për refugjatët e luftës