
Në ditën e parë të punës, Kongresi i Partisë Socialiste ishte i fokusuar të gruaja dhe roli i saj në shoqëri, me sloganin “Edhe një”, ndërsa ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, drejtoi punimet.
Në podium u ngjit edhe bashkëshortja e Kryeministrit Rama, e cila mbajti fjalën për herë të parë në një aktivitet politik, duke u fokusuar kryesisht te fëmijët.
“Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm. Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu te ju, gratë që i përkisni partisë dhe kanë meritë për këtë ndryshim, ta thelloni dhe ta bëni që të shtrihet poshtë. Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t'u bërë forcë tërheqëse më shumë. Në këndvështrimin tim, kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur çdo temë, por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh”, tha Linda Rama.
Më tej, fjalën e mori Kryeministri, i cili mbajti një fjalën që i referohen kryesisht zonjave, ndërsa për bashkëshorten e tij tha se është opozitarja më e fortë.
“Me atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Shyqyr, Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet e brendshme të Parlamentit tonë, se kur vijën ata dy të mëdhenjtë, them me vete: “ku je o Lul se vetëm ti ma bën jetën të lehtë”. Tani, përtej shakasë që në këtë rast është pothuajse e gjithë e vërteta, unë dua ta falënderoj këtu përpara jush Lindën, jo thjeshtë për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin që ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë tonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës, është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj, fëmijëve nuk u mungon asnjë moment ajo mbrojtja shpirtërore, mbështetja morale, kujdesi prindëror që fatkeqësisht unë e kam kaq të pamundur që tua jap sa duhet e si duhet. Por, falë kësaj, Aneta, e dini kush është Aneta, që më shikon aq rrallë ka gjetur një vajzë që sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj. Aneta është më e vështirë se Bashkimi Europian për standarde, për kritere, për prioritete dhe falë Lindës, unë për hir të së vërtetës, nuk kam qenë kurrë vetëm, realisht', tha Rama. E shtuna është dita kryesore e Kongresit të PS, ku do të ketë të ftuar edhe ndërkombëtarë. (A2 Televizion)