“2 marsi, tubim politik”, Ambasada amerikane-qytetarëve: Shmangni manifestimin

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 15:44 | Politikë
“2 marsi, tubim politik”, Ambasada amerikane-qytetarëve:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin zonën e manifestimit të 2 marsit, manifestim i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

“Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë bulevardin. Monitoroni median lokale për përditësime”, thuhet më tej në njoftim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/28/tedi-blushi-me-2-mars-manifestim-madheshtor-me-flamuj-kuqezi-dhe-mimoza-ne-duar/
https://a2news.com/2020/02/28/meta-fton-shqiptaret-ne-shesh-me-2-mars-koha-te-shpetojme-shtetin/
https://a2news.com/2020/02/27/meta-takon-ambasadoret-sqaron-arsyet-e-manifestimit-te-2-marsit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos