Situata nga koronavirusi, Basha: Gjendja nuk është si e paraqet qeveria

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 12:25 | Politikë
Situata nga koronavirusi, Basha: Gjendja nuk është si e paraqet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar edhe njëherë për situatën nga koronavirusi në botë dhe masat e marra nga qeveria për të përballuar përhapjen e këtij virusi.

Sipas kryedemokratit, gjendja nuk është siç e paraqet qeveria dhe i bëri thirrje asaj që të përgatitet seriozisht për përballimin e një situate të mundshme.

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e  masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve dhe vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të  qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet urgjent heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të koronavirusit që  tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”, deklaron Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos