Kongresmeni Engel kundër shkëmbimit të territoreve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 14:41 | Kosova
Kongresmeni Engel kundër shkëmbimit të territoreve

Gjatë një vizite në Preshevë, kongresmeni amerikan Eliot Engel tha se nuk e mbështet idetë për shkëmbim territoresh.

“Ka shumë vende të tjera që duan të ndryshojnë kufijtë dhe për këtë arsye Ballkani u fut në telashe në radhë të parë”, thekson ai, duke u shprehur tejet i shqetësuar për këtë ide.

Ligjvënësi Engel tha më tej se përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjatë.

Gjatë qëndrimit në Preshevë, kongresmeni amerikan u takua me banorë dhe politikanë shqiptarë të këtij rajoni.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos