Konsultime publike mbi projektligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 14:43 | Politikë
Konsultime publike mbi projektligjin për kultivimin e kanabisit

Ministria e Brendshme organizoi tryezën e radhës së konsultimeve lidhur me projektligjin mbi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pika të rëndësishme në draftin i cili hartohet nga Ministria e Shëndetësisë, janë dhe kushtet e sigurisë së kompanive që do të licencohen, por edhe kur ato nuk arrijnë standardet se çfarë do të ndodhë me kanabisin e prodhuar.

Sipas projektit, në Shqipëri do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të nënprodukteve të saj. Agjencia do të jetë institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të parashikimeve të ligjit në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kultivimit dhe përpunimit.

https://a2news.com/2022/06/06/kanabisi-mjekesor-made-in-albania/
https://a2news.com/2022/05/30/kanabisi-modeli-maqedonas/

Në përbërje të komisionit do të jetë dhe një përfaqësues nga Ministria e Brendshme ndërsa zv.ministri Besfort Lamallari, ka nisur tryezat e konsultimeve publike lidhur me përmirësimet e nevojshme që mund t'i shërbejnë ligjit. Maqedonia e Veriut është e para që ka aplikuar kultivimin e kanabisit mjekësor më shumë për qëllime eksporti. Në këtë shtet pati një numër të konsiderueshëm në dhënien e licencave, por mosarritja e standardeve të Bashkimit Evropian për eksport krijoi problem me grupet kriminale të cilat në mjaft raste ndërhynë në kanabisin e prodhuar për qëllime mjekësore. Një tjetër pikë e rëndësishme që diskutohet në tryezat e konsultimeve publike janë dhe prodhimi për qëllime të mjekësisë vendase apo vetëm vaj kanabisi, i cili do të shkojë për eksport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos