“Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë”, Bardhi: Asnjë habi ndaj qëndrimit të Metës

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 14:44 | Politikë
“Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale ndaj presidentit Meta, i cili pas një takimi me Taulant Ballën në Presidencë, u shpreh se nuk do të konsultohet me palët e tjera politike për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki pa kryetar.

Bardhi e quan atë që ndodhi sot si teatrin e radhës dhe nuk shpreh habi për të. “Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot, ishte teatri i radhës para kamerave”.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, reagoi ndaj sekretarit të PD-së. “Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe”, shkruan Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos