8 janari, Komisioni i Rithemelimit të PD kallëzon në SPAK Lulzim Bashën e Gazment Bardhin

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 14:10 | Politikë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paraqitur, këtë të mërkurë, një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

Në këtë kallëzim, pretendohet se ndaj Bashës e Bardhi, të cilët konsiderohen si deputetë, si dhe personave të tjerë që kanë qenë brenda selisë së PD-së më 8 janar, rëndojnë akuzat e “dëmtime të tjera me dashje”; “Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”; “Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, si dhe “Shkatërrim prone”.

Kallëzimi është dorëzuar edhe në prokurorinë e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos