Zgjedhjet e pjesshme lokale, Balla: U shkel Kushtetuta, duhet të ishin mbajtur më herët

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 13:10 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Balla: U shkel Kushtetuta, duhet të ishin

Gjashtë marsi pritet të jetë data për zgjedhje të pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar. Presidenti i Republikës ka ftuar partitë politike në konsultime, dhe i pari në zyrën e Ilir Metës mbërriti kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla.

Asnjë komunikim për mediat nga përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet një komunim nga Presidenca.

Pas daljes nga presidenca, ku ishte i ftuar nga Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët.

https://a2news.com/2022/01/19/meta-pritet-te-shpalle-6-marsin-per-zhvillimin-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-lokale/

“Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën nga bashkitë, brenda afatit 45 ditorë. Për ne nuk ka asnjë datë, data është përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta.

Nga presidenti jemi infromuar se ai është konsultuar edhe me institucionet përgjegjëse. Presidenti i Republikës mendon se zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në datën 6 mars, duke marrë parasysh edhe afatet. Dua të them se shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite, janë shkelje që duhet të mos kishin ndodhur. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar. Në këtë moment, të gjithë biem dakord që ne kemi qenë në anën e duhur të historisë. Besoj se edhe presidenti ka qenë në anën e kundërt.

Kush e ka shkelur kushtetutën, tashmë e ka kuptuar që ka qenë gabim. Po rindreqet me kostot përkatëse”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos