
Pasi priti në një takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, presidenti Ilir Meta u shpreh se janë dy data mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki.
“Dy data janë, 27 shkurti dhe 6 marsi. Meta nuk kërkon datë, por jep një datë. Për mua, më e rëndësishmja është KQZ-ja, pasi ajo do të merret me zgjedhjet dhe nuk është diçka e lehtë. Këto zgjedhje janë nga Thethi deri në Lushnjë”, tha Meta.
Ai theksoi se nuk do të ketë konsultime me opozitën, por vetëm me Ballën, pasi Meta tha se ishte i shqetësuar dhe dyshonte se mos kishte një bojkot të këtyre zgjedhjeve nga mazhoranca. (A2 Televizion)