Kontakte me ministren e infektuar, deputetët kërkojnë që Boris Johnson të bëjë testin e koronavirusit

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 11:56 | Bota
Kontakte me ministren e infektuar, deputetët kërkojnë që

Deputetët në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar kërkojnë që kryeministri Boris Johnson të bëjë testin e koronavirusit, pasi u zbulua që ai kishte pasur një kontakt me ministren e Shëndetësisë, Nadine Dorries, e cila u diagnostikua me Covid-19.

Dorries zbuloi një ditë më parë se ishte infektuar dhe ishte futur në vetizolim, vetëm pak ditë pasi kishte marrë pjesë në një pritje ku kishte qenë edhe i pranishëm kryeministri britanik. Johnson mbajti të mërkurën e kaluar një fjalim në dhomën e komunëve dhe pati edhe takime të afërta me deputetë të tjerë.

Pavarësisht thirrjeve, punimet gjatë të mërkurës ku do të diskutohet buxheti besohet se do të vazhdojnë rregullisht, edhe pse po diskutohen plane për reduktimin e numrit të deputetëve që do të duhet të paraqiten në punë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos