
Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe Nadine Dorries ka deklaruar se është konfirmuar si pozitive ndaj koronavirusit.
Ministrja konservatore ka deklaruar se ka marrë të gjitha masat dhe është vetizoluar në shtëpinë e saj.
Ndërkohë, dikasteri që drejton dhe zyrat e Parlamentit ku zakonisht punon janë mbyllur për dezinfektimin e rastit.
Në Britani janë 382 rastet e zbuluara me COVID-19, ndërkohë që 6 persona kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)