Mbi 10 000 të prekur në Itali, Lombardia dhe Veneto kërkojnë karantinë të plotë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 11:44 | Bota
Mbi 10 000 të prekur në Itali, Lombardia dhe Veneto kërkojnë

Në ditën e 20 të epokës së koronavirusit, Italia është tashmë në karantinë nga valle d’Aosta në Palermo, tejkalon shifrën e 10 mijë të infektuarve dhe shënon numrin më të lartë të viktimave, 168 në një ditë të vetme.

Në total viktimat janë mbi 630. Numri i rasteve të reja rezultoi më i përmbajtur se në ditët e shkuara, por kjo lidhet me vonesën e rezultateve të testeve të kryera në Lombardi; pra nuk ka akoma ngadalësim të virusit.

Sinjalet pozitive erdhën nga Kodonjo, vatra kryesore e virusit në Itali, ku për herë të parë nuk u shënua asnjë rast. Rezultatet e Kodonjos së vënë në izolim të plotë, shtynë rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos të kërkojnë mbylljen e gjithçkaje për 15 ditë. Autoritetet lokale kërkojnë që të mbeten në funksion vetëm shërbimet jetësore, ndërsa dyqanet, me përjashtim të atyre ushqimore e farmacive, dhe aktivitetet prodhuese të mbyllen menjëherë. Pallati “Chigi” dhe mbrojtja civile u bëjnë thirrje qytetarëve të mos mësyjnë supermarketet, pasi ushqimet nuk do të mungojnë, dhe lëvizjet për të blerë produktet ushqimore nuk do të pezullohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos