Kontrata me Milanin, Leao pranë rinovimit, firma para derbit në Champions

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 16:32 | Futboll
Kontrata me Milanin, Leao pranë rinovimit, firma para derbit në

Telenovela e rinovimit, me protagonist Rafael Leao, duket se po shkon drejt një fundi të lumtur. Bisedimet mes agjentit të portugezit Antonio Leao me Maldinin dhe Massaren kanë nisur intesivisht ndërsa mungojnë për t’u diskutuar vetëm detajet e fundit.

Siç shkruajnë mediat në Itali,  drejtuesit e kuqezinjve po bëjnë gjithçka për të kënaqur yllin e skuadrës Rafael Leao dhe kanë rritur ofertën deri në 6.5 milionë euro në vit plus bonuse. Përveç kësaj Milani është i gatshëm për të kompensuar dhe borxhin që lojtari ka ndaj Sporting Lisbonës.

Ato 22 milionë euro që Leao i detyrohet klubit portugez dhe që aktualisht po i paguan vëtë, ja marrin përsipër kuqezinjtë. Por ekziston edhe mundësia tjetër që edhe Lille të përfshihet në këtë çështje pasi vetëm në këtë formë mund  të mos humb përqindjen e rishitjes së  Leao, kusht në marrëveshjen me Milan.

Palët janë optimiste se shumë shpejt do të gjendet gjuha e përbashkët dhe është vetëm çështje koha që çdo gjë të zyrtarizohet.

Qëllimi është një dhe i vetëm , zgjatja e kontratës deri në vitin 2027. Tifozët me zor presin lajmin që me shumë gjasa do të vijë para gjysmëfinales me Interin në Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos