Tirana një hap nga finalja e Kupës, Vllaznia "i rrëmben" Egnatias fitoren në të 96-n

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 19:56 | Futboll
Tirana një hap nga finalja e Kupës, Vllaznia "i

Tirana është në rrugën e duhur për të dy trofetë e futbollit shqiptar këtë sezon. Ndërsa në kampionat, udhëheqin me distancë, bardheblutë janë tashmë një hap larg nga finalja e Kupës së Shqipërisë.

Kryeqytetasit triumfuan 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës së Durrësit, takim i zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena. Për bardheblutë shënuan Hasani, Lulaj dhe Lushkaj.

Ndërkohë, edhe Egnatia dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 në Shkodër. Goli për Egnatian u shënua nga sulmuesi i tyre kryesor, ganezi Dwamena. Ndërsa shkodranët barazuan në fund me Hoxhaj.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos