Interi, finalisti i parë i Kupës së Italisë, Juventusi i pafuqishëm

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 23:02 | Futboll

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2022-2023.

Zikaltërit fituan me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e dytë përballë Juventusit, pas takimit të parë të mbyllur në barazim në Torino.

Goli për vendasit u shënua në minutën e 15 nga Dimarco, teksa Juventusi nuk tregoi grintën e duhur për të merituar finalen.

Tashmë, djemtë e Inzaghit janë duke pritur rivalin e finales i cili do të përcaktohet pas ndeshjes Fiorentina-Cremonese, me vjolët që pothuajse janë të kualifikuar, pasi kanë fituar në ndeshjen e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos