Korçarët tentojnë të presin “Ditën e Verës”, zjarrfikësit u shuajnë zjarret

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 20:15 | Kapur në kamera

Qindra qytetarët të Korçës kanë mbetur të habitur me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët nuk i kanë lejuar mbrëmjen e së dielës të kryejnë ritet e përvitshme për të shënuar “Ditën e Verës”.

E ndërsa shumë kishin ndezur zjarre, të cilët simbolizojnë largimin e të këqijave dhe një verë të mbarë, policia dhe zjarrfikëset kanë ndërhyrë duke i fikur ato, me motivacionin e shmangies së grumbullimeve për shkak të masave antiCovid.

Sipas qytetarëve, një ndërhyrje e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë, vetëm në rastet në të cilat zjarret kishin dalë nga kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos