Korçë, në rrugët nacionale kalohet pa zinxhirë, disa fshatra të izoluar dhe pa energji

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 11:36 | Aktualitet
Korçë, në rrugët nacionale kalohet pa zinxhirë, disa

Reshjet e dëborës që përfshin të gjithë qarkun mbrëmjen e djeshme kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe probleme me energjinë elektrike në shumë fshatra si pasojë e erës së fortë. Dëbora ka arritur nga 10-30 centimetra në zonat e thella.

Kalimi në akset nacionale

  • Korçë-Qafë Thanë qarkullimi bëhet pa zinxhirë
  • Korçë-Kapshticë pa zinxhirë
  • Korçë-Ersekë pa zinxhirë, por duhen goma dimërore
  • Korçë-Dardhë pa zinxhirë
  • Korçë-Voskopojë pa zinxhirë

Problem mbetet situata në fshatrat dhe akset rurale. Si pasojë e mungesës së infrastrukturës, në njësinë Vithkuq të Korçës janë të izoluar banorët e fshatrave Panarit, Lekas e Shtyllë. Në Maliq, zona e Moglicës është e izoluar dhe ka mungesë energjie. Në Pogradec, janë izoluar nga bora fshatrat Osnat, Dërdushë, Stërkanjë dhe nuk kanë energji elektrike.

Në njësinë Proptisht dhe Udënisht janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të fidrave, ndërsa qarkullimi në këto zona bëhet vetëm me zinxhirë. OSHEE bën me dije se punonjësit janë në terren për të zgjidhur kolapsin e krijuar.

Ndërkohë që fundjava pritet të ketë dyndje në Korçë dhe Pogradec, ku akset nacionale janë të hapura, ndërsa pamjet mahnitëse që ka sjellë dëbora tashmë bëjnë që gjithsecili t'i drejtohet juglindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos