Bora zbardh Korçën, temperaturat e ulëta sjellin akull në rrugë

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 07:43 | Aktualitet

Pjesa më e madhe e qarkut të Korçës është zgjuar ditën e sotme e zbardhur nga bora. Reshjet e dendura në mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit bënë që trashësia e borës të variojë në disa zona të këtij qarku nga 10-20 cm.

Të shoqëruara dhe nga një erë e fortë këto reshje bore kanë sjellë prezencë të theksuar akulli në disa akse rrugore.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugëve, megjithatë në orët e mëngjesit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Moti aktualisht është i kthjellët ndërsa termometri shënoi -7 gradë në vlerën minimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos