
Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në Kapshticë mbrëmjen e sotme.
Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale të A2 CNN, mësohet të jetë edhe një avokat.
Lënda narkotike ka pasur destinacion Greqinë dhe aksioni është zhvilluar pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas të dhënave, deri më tani janë ndaluar 6 persona.
Aksioni është në vijim dhe numri i personave të arrestuar mund të rritet më tej. (A2 Televizion)