
Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë, në zonën e bllokut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë kafe “Roma”, te zona e quajtur pallatet Agimi.
Policia tha se ndaj një personi, të identifikuar si Ilir Shkurti, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, dhe si pasojë ai ka mbetur i plagosur në këmbë.
Policia thotë se ka arritur të ndalojë makinën e përdorur nga autorët e ngjarjes dhe ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. (A2 Televizion)