Koreja e Jugut, vendi i parë në botë me shërbimin 5G

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 09:05 | Teknologji
Koreja e Jugut, vendi i parë në botë me shërbimin 5G

Koreja e Jugut deklaron se është bërë vendi i parë në botë që ka vënë në shërbim rrjetet telefonike 5G. Gjithashtu, kompania koreane e telefonave të zgjuar hedh në treg telefonin “Galaxy S10”, i cili do të ketë pajisje që i përshtaten rrjetit 5G.

Operatori telefonik më i madh në Korenë e Jugut, “SK Telecom” bëri të ditur se ka si objektiv të tërheqë 1 milionë abonentë me shërbimin 5G. Tashmë në 85 qytete të Koresë së Jugut ofrohet shërbimi 5G, për të cilin klientët paguajnë 70 dollarë deri në 115 dollarë.

Përdorimi i rrjetit 5G bën të mundur shkëmbimin jashtëzakonisht të shpejtë të të dhënave midis telefonave të zgjuar. Për rrjedhojë, një nga sektorët që pritet të pësoi ndryshime cilësore është ai i lojërave virtuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos