Mbi 10 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Shkatërrohen 15 dronë rusë në Kiev

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 07:26 | Bota
Mbi 10 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i

Përafërsisht 10.749 civilë janë vrarë dhe 15.599 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve ukrainase, numri i viktimave përfshin 499 fëmijë. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax-Ukrainë Yuriy Belousov, kreu i Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, tha se “pasi të çlirohen territoret e okupuara të Ukrainës, numri i të vrarëve pritet të "rritet shumë herë".

"Unë mendoj se do të ketë dhjetëra mijëra të vdekur vetëm në Mariupol. Shifrat e Prokurorisë së Përgjithshme janë të ngjashme me ato të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara", tha Belousov.

Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë.

Belousov tha gjithashtu se ekipi i tij kishte regjistruar 98.000 krime lufte të kryera nga forcat ruse në Ukrainë gjatë pushtimit.

Ndërkaq forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë kamikaze të tipit Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/15/okb-mbi-23-mije-viktima-civile-ne-ukraine-qe-nga-fillimi-i-luftes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos