All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Koreja e Veriut shtrëngon masat: Prindërit e fëmijëve që shohin filma të huaj dërgohen në kampe

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 14:01 | Bota
Koreja e Veriut shtrëngon masat: Prindërit e fëmijëve
All - Paragraf - 1

Prindërit në Korenë e Veriut, që i lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it janë paralajmëruar që do të dërgohen në kampe.

Këto masa ekstreme vijnë në vazhdën e politikës strikte të vendit diktatorial ndaj prodhimeve filmike apo mediatike që vijnë nga jashtë.

All - Paragraf - 3

Edhe pse në të shkuarën, prindërit mund t’ia hidhnin në këto raste me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin me filma të huaj, tashmë masat janë rreptësuar.

Pyongyang i ka përshkallëzuar përpjekjet për të ndaluar çdo lloj materiali të huaj nga vendi i Azisë Lindore.

Më konkretisht, prindi i një fëmijë të kapur duke parë filma të huaj, apo programe televizive të huaja, do të dërgohen në kampe pune për gjashtë muaj. Kurse, fëmijët e tyre do duhet të shërbejnë për pesë vite.

All - Paragraf - 6

Po ashtu, raportohet se qytetarët që do të kapen duke folur, kërcyer apo duke kënduar si koreano-jugorët, do të shërbejnë gjithashtu gjashtë muaj, ndërsa prindërit e tyre do të kenë një fat  të ngjashëm.

Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si “perëndimore”, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut, vendin diktatorial që i “shpëlan” trurin qytetarëve të saj për të siguruar mbështetje për regjimin në pushtet. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos