“Xi Jinping mund të dërgojë armë në Rusi,” aleati i Putinit vizitë zyrtare në Kinë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 12:28 | Bota
“Xi Jinping mund të dërgojë armë në Rusi,”

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë javën që vjen.

Vizita vjen në një kohë kur Perëndimi është i shqetësuar për ndonjë ndihmë të mundshme ushtarake nga Xi Jinping për Rusinë në mënyrë që t’i vijë në ndihmë në pushtimin e Ukrainës.

Kujtojmë se Lukashenko është aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin dhe që në krye të herës e ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Moska. Bjellorusia është e varur nga fqinji i saj si financiarisht ashtu edhe politikisht.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang i tha homologut të tij bjellorus Sergei Aleinik se Pekini është i gatshëm të punojë me Minskun për të thelluar më tej besimin e përbashkët politik.

Lajmi vjen në një kohë kur Rishi Sunak por dhe liderë të tjerë perëndimorë e kanë paralajmëruar Kinën që të mos e mbështesë luftën “brutale dhe të paligjshme” në Ukrainë.

Reagimi nga Londra erdhi pasi inteligjenca amerikane hodhi dyshime se Pekini po konsideronte dërgimin e armëve në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos