























Toka nuk po gjen qetësi në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit që mori mijëra jetë njerëzish. Mediat në vend raportojnë për një tjetër lëkundje me magnitutë 5.2 të shkallës Rihter që u regjistruar mesditën e së shtunës.
Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, i cili ende po lufton për të shëruar plagët nga lëkundja e fuqishme.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, goditja e radhës ka ndodhur në orën 12:27 të së shtunës në qendër të vendit dhe ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka kaluar 50,000. Sipas autoriteteve në vend, deri më tani në Turqi numri i viktimave është 44,218. Kurse, në Siri, të vdekurit sipas numërimit të fundit janë 5914, që do të thotë se në të dyja vendet së bashku viktimat i kalojnë 50.000. (A2 Televizion)