
Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike të quajtur Hwasong-8, të martën.
Mediat shtetërore thanë se raketa e re ishte një nga "pesë sistemet më të rëndësishme" të armëve të përcaktuara në planin e saj pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak. Ata e quajtën raketën e re një "armë strategjike", që do të thotë se ka aftësi bërthamore.
Ky është një tregues tjetër i rritjes së teknologjisë së armëve të Penianit mes sanksioneve të rrepta.
"Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje në çdo mënyrë", tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA.
Nisja e fundit shënoi, gjithashtu, testin e tretë raketor të vendit këtë muaj, që ka zbuluar një lloj të ri të raketave lundruese, si dhe një sistem të ri raketash balistike të lëshuara nga treni.
Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta se ato normale, duke i bërë ato shumë më të vështira për t’u përgjuar nga sistemet e mbrojtjes. (A2 Televizion)