Koronavirusi anulon festimet për ditëlindjen e Mbretëreshës

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 18:53 | Bota
Koronavirusi anulon festimet për ditëlindjen e Mbretëreshës

Situata e rëndë që paraqitet në Britaninë e Madhe si pasojë e koronavirusit ka detyruar Mbretëreshën Elisabeth të heqë dorë nga festimet për ditëlindjen e saj.

Kështu të martën e ardhshme nuk do të ketë asnjë gjuajtje me topa apo festime të ngjashme për të celebruar 94-vjetorin e monarkes më jetëgjatë.

Kjo është hera e parë në historinë e monarkisë britanike që një ditë kaq e shënuar do të kalojë në heshtje dhe e gjitha kjo për shkak të një virusi që ka shkaktuar më shumë se 15 mijë viktima në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu është mësuar se as institucionet e tjera shtetërore nuk janë të detyruara të organizojnë dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Sipas mediave britanike, mbretëresha do ta kalojë ditëlindjen e saj të 94-t në Kështjellën e Windsor, atje ku ndodhet që prej 19 marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos