Koronavirusi, dhunohet kryebashkiaku italian, iu kërkoi qytetarëve të respektojnë distancën

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 21:59 | Bota
Koronavirusi, dhunohet kryebashkiaku italian, iu kërkoi qytetarëve

Kryebashkiaku i një qyteti të vogël në Itali u sulmua nga një person ndërsa ai i kërkoi disa qytetarëve të respektonin distancën prej 1 metër, e cila është vendosur si kusht për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Kryebashkiaku i Aversës në Kazerta, Alfonso Golia u godit nga një person ndërsa iu kërkoi disa qytetarëve të respektonin distancën ndërsa mbanin radhën jashtë një banke, ashtu siç është parashikuara edhe në masat e qeverisë.

Për të evituar përshkallëzimin e situatës ndërhyri një roje sigurie, por agresori arriti të largohej nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos