
Tre minuta heshtje do të mbahen nesër në të gjithë Kinën për të nderuar “martirët” e stafit mjekësor që humbën jetën ndërsa përballeshin në vijën e parë të frontit kundër pandemisë së koronavirusit.
Ngjarja do të mbahet në orën 10 të mëngjesit dhe heshtja do të thyhet nga sirenat dhe boritë e makinave.
Të prekurit me koronavirus në Kinë u rritën ndjeshëm në muajt janar dhe shkurt dhe si pasojë e këtij virusi mbi 3300 persona humbën jetën. Mes viktimave kishte shumë doktorë dhe staf mjekësor.
Në javën e fundit, rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet nga kjo pandemi janë ulur ndjeshëm. Autoritetet tashmë iu tremben më shumë udhëtarëve që mund ta sjellin virusin nga vendet e tjera. (A2 Televizion)