Meksika ndalon prodhimin e birrës “Corona”

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 18:48 | Bota
Meksika ndalon prodhimin e birrës “Corona”

Kompania meksikane “Grupo Modelo” deklaron se do të ndalojë përkohësisht prodhimin e birrës së njohur “Corona” dhe disa produkteve të tjera që eksporton në më shumë se 180 vende të botës, në zbatimi të urdhrit të qeverisë që kompanitë që prodhojnë mallra jo të domosdoshëm të ndalojnë prodhimin me qëllim për të ulur numrin e të prekurve nga koronavirusi i ri.

Këtë javë, qeveria meksikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe urdhëroi pezullimin e të gjitha aktiviteteve jo të domosdoshme pasi numri i personave të prekur me koronavirus kaloi shifrat 1500, 50 prej të cilëve ndërruan jetë.

Kompania e prodhimit të birrës deklaroi se pezullimi do të hyjë në fuqi nga e diela dhe se ajo ishte tashmë në procesin e zvogëlimit të prodhimit në një nivel në të cilin mund të rifillonte pasi të hiqet kjo masë.

"Nëse qeveria federale e konsideron të përshtatshme të nxjerrë disa sqarime që konfirmojnë birrën si një produkt agro-industrial, në “Grupo Modelo” jemi të gatshëm të zbatojmë një plan me më shumë se 75% të stafit tonë që punon nga shtëpia dhe në të njëjtën kohë garanton furnizimin me birrë", thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos