Masat kundër koronavirusit, Turqia mbyll në shtëpi dhe të rinjtë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 20:22 | Bota
Masat kundër koronavirusit, Turqia mbyll në shtëpi dhe të

Turqia vendosi së fundmi disa masa të pjesshme për ndalimin e qarkullimit për qytetarët nën 20 vjeç, të cilat hyjnë në fuqi në mesnatë dhe kanë si qëllim të luftojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ankaraja gjithashtu vendosi të mbyllë kufijtë e 31 qyteteve për mjetet, përjashtuar ato për furnizime të nevojshme. Presidenti Erdogan gjithashtu deklaroi se përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në vende publike me njerëz.

Në muajin mars, Turqia urdhëroi qytetarët mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos