Haradinaj kundër zgjedhjeve: Mbështes një qeveri të re, AAK nuk do të jetë pjesë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 14:54 | Kosova
Haradinaj kundër zgjedhjeve: Mbështes një qeveri të re, AAK

Mbajtja e zgjedhjeve në këto ditë do të ishte e paarsyeshme. Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të zhvilluar më presidentin Hashim Thaçi. Sipas tij, AKK mbështet krijimin e një qeverie të votuar në Parlament, e megjithatë ai përjashton mundësinë që të bëhet pjesë e saj. “Nuk është kohë oreksesh për pushtet”, ishin fjalët e Haradinajt.

As Nisma Social Demokrate nuk i do zgjedhjet e reja. Këtë e tha edhe kryetari saj, Fatmir Limaj pas takimit të zhvilluar me presidentin Thaçi. Ai tha se i kishte kërkuar kreut të shtetit të respektojë kushtetutën e të shmangë zgjedhjet. “Ne kërkuam nga presidenti të respektojë pikë për pikë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe procedura dhe hapat që i parasheh, që duhet ndjekur në situatat çfarë jemi. Nisma beson që presidenti duke respektuar Kushtetutën duhet kujdesshëm të shikojë mundësinë që të shmangë zgjedhjet e parakohshme”, tha Limaj.

Ai shtoi se Kuvendi mund të shpërbëhet vetëm me shumicë votash dhe sipas tij qëndrimi i shumicës është që të gjendet një zgjidhje e jo të shpërndahet Parlamenti për të shkuar në zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos