Koronavirusi, epidemiologu: Njerëzit bëhen imunë kur preket 55-60% e popullatës, jemi larg

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 15:39 | Aktualitet
Koronavirusi, epidemiologu: Njerëzit bëhen imunë kur preket

“Rastet e reja me Covid-19 luhaten nga 11 deri në 22 në ditët e fundit. Mund të themi se akoma nuk ka një kurbë rritëse, por kemi një rritje lineare. Kjo do të thotë se mund të ketë më shumë raste në popullatë, por shumë më të lehta. E dyta, mund të jetë edhe për shkak të rasteve më të pakta në popullatën tonë, e cila nga indiciet që kemi tregon një shkallë më të lartë rezistence se popullatat e tjera evropiane”.

Kështu u shpreh në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa komentoi situatën nga koronavirusi në vend.

Alimehmeti u shpreh më tej se ekziston mundësia që numri i persona të prekur të jetë edhe më i lartë. “Sipas mjekëve italianë, për çdo një person të identifikuar me koronavirus ka edhe të tjerë të pa identifikuar në popullatën e tyre dhe e dyta, vjen pas një studimi të bërë në zonën e parë të prekur në Itali. Kur u bë testimi i të gjithë qytezës u pa se ishin prekur rreth 3 përqind e popullatës dhe ata nuk kishin informacion. Ky është një lajm i mirë nga njëri krah dhe një lajm i keq nga krahu tjetër. Lajmi i mirë është sepse këta njerëz janë asimptomatik, nuk shfaqin problematik mjekësore dhe lajmi i keq është se nëse ne e bëjmë këtë shumëzim me 10 dalim me rreth 2500 të prekur. Studimet angleze tregojnë se infektimet vijnë 60 përqind nga personat asimptomatikë dhe për këtë duhet bërë kujdes”.

Epidemiologu foli edhe për imunitetin e masës, për të cilin tha se, që të arrihet duhet të preket deri në 60 përqind e popullsisë dhe aktualisht jemi shumë larg.

“Sot po flitet shumë për këtë, por në fakt është një njohuri e vjetër imunologjike. Imuniteti i masës do të thotë të preken të paktën 55-60% të popullatës, kjo vjen për shkak se R0 e këtij virusi është më e ulët se sëmundjet e tjera. 55-60% të prekur do të siguronin mbrojtje edhe të pjesës tjetër. Në këtë moment, ne duhet të mbajmë sa më të izoluar pjesën e brishtë, moshën e vjetër dhe personat me disa sëmundje, pasi jemi shumë larg", u shpreh epidemiologu.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos