Koronavirusi, Fauci: Amerika duhet të presë një valë të re pas festës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 09:58 | Bota
Koronavirusi, Fauci: Amerika duhet të presë një valë të

Në lidhje me pandeminë e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, shefi i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, u shpreh se Amerika duhet të presë një valë pasuese të rritjes së rasteve pas zhvendosjes së miliona amerikanëve anembanë vendit pas festës së Ditës së Falënderimeve.

Rrezikun më të madh e ndërmorën ata që vendosën me kokën e tyre të shkonin e të takonin prindërit në këtë situatë, tha ai, por në lidhje me këtë përgjegjësia nuk i takon asnjë prej autoriteteve.

Festa e Falënderimeve është një ndër më të shënuarat në kalendarin amerikan dhe festohet të enjten e fundit të muajit nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos