Vaksina anti-Covid, skepticizmi shtohet te qytetarët

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 07:53 | Bota
Vaksina anti-Covid, skepticizmi shtohet te qytetarët

Çdo ditë e më shumë vendosemi përballë faktit se vaksina tanimë ekziston dhe pas certifikimit ajo do të fillojë shpërndarjen prej vendeve prodhuese kundrejt shtresave më të prekura nga pandemia.

Por, në vijën e dytë qëndrojnë qytetarët e thjeshtë që do duhet ta marrin atë për t’u mbrojtur nga një virus për të cilin dihet pak dhe është i pabesë në mënyrën si reagon në organizmin e gjithkujt.  

Në këtë situatë, një prej popujve që ka vuajtur këtë vit prej tij, francezët, u vunë përpara një ankete nëse do ta merrnin apo jo vaksinën dhe shumica e të pyeturve u përgjigj, jo.

59 për qind e pjesëmarrësve në sondazh u shprehën kundër, për faktin se nuk i besojnë një vaksine që nuk është prodhuar në vendin e tyre.

Në këtë valë, të tjerë qytetarë të shteteve të ndryshme shprehen njësoj. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i pyetur nga gazetarët, tha se vaksina nuk është e detyrueshme për askënd. “Unë personalisht do ta bëj”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos