Koronavirusi, frika nga gjoba 10 000 lekë boshatis Tiranën

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 17:17 | Aktualitet
Koronavirusi, frika nga gjoba 10 000 lekë boshatis Tiranën

Kërcënimi qeveritar për gjobitjen me 10 000 lekë të kalimtarëve që thyejnë orarin e pezullimit të lëvizjes dha efekt. 4 orët e vrullshme të mëngjesit të së enjtes, u pasuan me një Tiranë thuajse të boshatisur.

Pas orës 10:00, numri i kalimtarëve ishte më i ulët se çdonjëra nga ditët paraardhëse gjatë të cilave qytetarëve u është kërkuar vetëizolim. 

Rregullthyesit dhanë arsyet e tyre: “Kemi dalë për të blerë bukë, do të hamë”.

Policia ndërkohë vijoi të kontrollojë drejtuesit e mjeteve në qarkullim, për autorizimin e lëvizjes.

Megjithëse Tirana u boshatis, hapësira mes dy fashave orare të lejuara për lëvizjen e qytetarëve, nuk mbylli dyert e shërbimeve kryesore për banorët e kryeqytetit. Të tilla kanë qenë furrat e bukës, farmacitë, supermarketet dhe tregjet e fruta-perimeve.

Për shkak të Covid-19, qytetarët mund të lëvizin në rrugë si këmbësorë vetëm 4 orë gjatë paradites dhe 2 orë në mbrëmje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos