Koronavirusi futet brenda Kombëtares, një futbollist dhe fizioterapisti rezultojnë pozitivë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 16:32 | Aktualitet

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari, si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos