
Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare, Marko Bello. Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, së fundmi anëtar i Këshillit shqiptar të ambasadorëve, ishte shtruar në një spital në Turqi prej 23 ditësh, por nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.
''Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!'', ishte reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur. (A2 Televizion)