
Bota e letërsisë qanë një protagonist të saj, të mposhtur nga koronavirusi. Shkrimtari i njohur kilian Luis Sepulveda ndërroi jetë në Oviedo të Spanjës pas një muaji e gjysmë beteje me COVID-19.
Shkrimtari 70-vjeçar, që prej vitesh banonte në Paris, ishte një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine, veçanërisht për romanet "Ditari i një vrasësi sentimental", "Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi se si të fluturonte" dhe "Plaku që lexonte romane dashurie".
Aktivist i çështjes së problematikave sociale dhe politike latino-amrikane, Sepulveda ishte edhe një ekologjist i bindur, dhe në vitet ’80 për disa vite ishte edh e pjesë i ekuipazhit të anijes së organizatës Greenpeace. (A2 Televizion)