All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më keq nga sa mendoja

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:47 | Bota
Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më
All - Paragraf - 1

Kreu i një bashkie të vogël në Gjermani i habiti të gjithë me deklaratën e tij në mediat lokale se u infektua qëllimisht me koronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet, por shton se virusi ishte më keq nga sa e kishte menduar.

Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte, tha për televizionit RBB se e shikonte infektimin me koronavirus si një “kontribut”, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.

All - Paragraf - 3

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel.

Ai shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos