Situata në Itali, kreu i Mbrojtjes Civile: Mbyllja në shtëpi do të zgjasë përtej fillimit të majit

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:13 | Bota
Situata në Itali, kreu i Mbrojtjes Civile: Mbyllja në shtëpi do

“Bllokimi kombëtar i lëvizjes në Itali, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me shumë mundësi do të zgjasë përtej ditëve të para të muajit maj”. Kështu deklaroi kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Në fillim të kësaj jave qeveria zgjati afatin e gjendjes së karantinës deri më 13 prill dhe kjo nënkupton ndalime të lëvizjes dhe mbylljen e dyqaneve dhe aktiviteteve që nuk konsiderohen si të domosdoshme në këto kohë.

Gjatë një interviste për RAI, Borelli u pyet nëse këto masa do të qëndronin në fuqi dhe për shumë javë të tjera.

‘Fatkeqësisht po. Nuk besoj te kjo situata, por do e kalojmë 1 majin dhe ne duhet të tregojmë solidaritet dhe t’i zbatojmë me rigorozitet këto masa”, u shpreh Borrelli.

Deri ditën e enjte në Itali janë regjistruar mbi 13 900 vdekje si pasojë e virusit vdekjeprurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos