Koronavirusi, kronologjia e pandemisë në muajt korrik-shtator

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 15:28 | Bota
Koronavirusi, kronologjia e pandemisë në muajt korrik-shtator

7 korrik Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi të dhënat në rritje mbi përhapjen e COVID-19 nga ajri, pas kërkesës së një grupi shkencëtarësh drejtuar OBSH-së për informacione mbi mënyrën se si kjo sëmundje e mushkërive kalon nga një njeri të tjetri.

"Grupi ynë bashkë me ekspertët që janë pjesë, nënvizuam rëndësinë e kërkimeve mbi format e ndryshme të transmetimit dhe veçanërisht transmetimi nga spërklat, dhembi të gjitha për të kuptuar se në çfarë doze duhet të jete virusi që të transmetohet nga rrugët ajrore”, deklaroi Benedetta Allegranzi, drejtuese teknike për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në OBSH. Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro pati një tjetër rezultat pozitiv në testin e tretë që kreu që kur u sëmur në 7 korrik, bëri me dije ministria e komunikimit të vendit latinoamerikan.

14 korrik kërkuesit amerikanë bën me dije se vaksina për koronavirusin e kompanisë Moderna,  tregoi se ishte e sigurt dhe provokoi reagimin e sistemit imunitar të 45 vullnetarëve të shëndetshëm, në një fazë të hershme kërkimore. Dy javë më vonë vetë kompania Moderna deklaroi se me mbështetjen e qeverisë amerikane,  kishte nisur testimin e fazave të fundit të variantit të vaksinës së saj anti- COVID-19.  Në 26 gusht kompania bëri me dije se rezultatet e testimit të vaksinës së mundshme ndaj koronavirusit, kishin treguar një reagim të sistemit imunitar te moshat e treta, të ngjashëm me atë të vullnetarët e rinj në moshë. 

17 korrik, Qendra britanike për Sigurinë Kibernetike deklaroi se hakera të mbështetur nga qeveria ruse, po përpiqeshin të vidhnin vaksinën për COVID-19 dhe rezultatet e kërkimeve të akademikëve dhe kompanive farmaceutike mbi kurën e mundshme të virusit.  “Ajo që mund t’ju them sot është që bashkë më homologët tanë amerikan dhe kanadezë, e kemi bërë të qartë, kemi lëshuar një deklaratë ku themi se jemi në dijeni që agjencitë ruse të inteligjencës kanë planifikuar sulme kibernetike, për të goditur përpjekjet tona për gjetjen e një vaksine për koronavirusin. Ne po përpiqemi të gjejmë një vaksinë që të mund të përdoret nga qytetarët e vendeve tona dhe nga gjithë njerëzit nëpër botë. Që qeveria Ruse të përfshihet në një çështje të tillë, ka nevojë për apel, bota duhet ta dijë ”, deklaroi ministri i Jahstëm Dominic Raab.

 Më 18 korrik, presidenti iranian Hassan Rouhani, deklaroi se 25 milionë iranianë ishin infektuar dhe se 35 milionë të tjerë rrezikonin të prekeshin nga virusi pandemik, ndërkohë që qeveria ishte detyruar të rikthente kufizimet në gjithë vendin.  "Sipas të dhënave tona deri më tani 25 milionë vetë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 mijë vetë kanë humbur jetën”, deklaroi Rouhani.     

2 gusht Myslimanët zhvilluan pelegrinazhin e Haxhit me maska në fytyrë dhe duke ndjekur udhëzimet mbi distancimin social. Për herë të parë në historinë e kohës moderne, besimtarët myslimanë nga jashtë vendit, nuk u lejuan të jenë pjesë e këtij pelegrinazhi. Në eventin e këtij viti morën pjesë rreth 1 mijë persona nga Arabia Saudite.  

Më 11 gusht,  presidenti rus Vladimir Putin komunikoi se Ministria e Shëndetësisë dha aprovimin për ‘’Sputnik V” vaksinën e parë në botë për koronavirusin, e zhvilluar kjo nga Instituti Gamaleya në Moskë, vetëm pas dy muajsh testimi te njerëzit.  “Me sa unë di mëngjesin e sotëm u regjistrua vaksina e parë kundër koronavirusit të ri. Dua t’i kërkoj ministrit të shëndetësisë Mikhail Albertovich Murashko të na japi më tepër detaje. Gjithsesi unë e di që është e efektshme, krijon imunitet, dhe e përsëris, ka kaluan nëpër të gjitha fazat e testimit”, deklaroi Putin.  15GUSHTRusia filloi të prodhoj variantin e saj të vaksinës për COVID-19. Tre ditë më pas Ministria e Shëndetësisë shpërndau disa materiale filmike që tregonin procesin e prodhimit të Sputnik-V në Moskë, në institutin Gamaleya.  

Po në gusht, Peruja rivendos izolimin pasi numri i të infektuarve në vend e kaloi mbi gjysmë milionin, niveli më i lartë ky ndër vendet e Amerikës Latine. Organet lokale të Shenzhen, në Kinë, identifikuan mish të infektuar me koronavirus, në një fabrikë në pronësi të kompanisë braziliane Aurora, e treta më e madhe në vend për përpunimin e mishit të pulës dhe të derrit. Menjëherë Kina rriti  nivelin e mbikëqyrjes nga produkteve ushqimore të importuara.  

Po gjatë atij muaji, FDA, agjencia për administrimin ushqimor dhe të medikamenteve, autorizoi  përdorimin e plazmës nga gjaku i personave që ishin shëruar nga COVID-19, si kurë trajtuese për pacientët e infektuar, vetëm një ditë pasi presidenti Trump e akuzoi agjencinë se po pengonte përhapjen e vaksinave për virusin dhe medikamentet për të, vetëm për arsye politike.

Studiuesit e universitetit të Hong Kongut informaun se kishin dokumentuar rastin e parë të ri-infektimit me koronavirus, një burrë i cili e kishte kaluar virusin 4 muaj e gjysmë më parë.  Ai është një 33-vjeçar i cili është diagnostikuar për herë të parë më COVID-19 në muajin mars. Pacienti, i kthyer në Hong Kong nga Spanja, pasi ka kaluar transit në Londër, është infektuar për herë të dytë më koronavirus”

Në 1 shtator, 10 milionë nxënës u rikthyen në shkollë në Francë, Spanjë dhe Rusi. Në muajin prill, në pikun e izolimit prej koronavirusit, rreth 1.5 milionë nxënës nuk vijuan dot procesin normal mësimor pasi shkollat e tyre u mbyllen, raporton  UNESCO. 

Papa Francesko mbajti dëgjesën e parë publike, para një sheshi me njerëz, e para kjo në 6 muajsh, vetëm pasi Selia e Shenjtë filloi të zbuste masat izoluese për shkak të pandemisë.  Rreth 500 persona me maska në fytyrë morën pjesë në këtë dëgjesë të mbajtur pranë pallatit Apostolik në Vatikan.

Në fazat e para të eksperimentimit të vaksinës për COVID-19 nga kompania AstraZeneca, vullnetarët filluan të krijonin imunitet ndaj infeksionit. Pak muaj më vonë, në fillim të muajit shtator, procesi u desh të pezullohej për shkak të komplikacioneve që shfaqi një nga vullnetarët të cilit iu injektua vaksina. Pak ditë më vonë, Autoriteti Rregullator i Barnave deklaroi se procesi I testimit klinik mund të rifillonte pasi ishte i sigurt.  

Po në shtator, gjatë testimit për medikamentet që mund të ishin pjesë e kurës për COVID-19, u tha së listës do i shtohej edhe REGN-COV2. Sistemi i testimit britanik po shfaqte kërcitje, për shkak të një kufizimi që pengonte njerëzit duke përfshirë edhe stafin mjekësor, nga kryerja e testit , ndërsa qeveria deklaronte se do të duheshin disa javë për zgjidhjen e problemit. Në më tepër se gjysmën e shteteve europiane u vu re një rritje prej më shumë se 10% e rasteve të reja të të infektuarve.  OBSH raportoi se shifrat e përjavshme të muajit shtator i kishin tejkaluar ato të  marsit kur u pa momenti i parë i pikut të pandemisë. 

Ministria e shëndetësisë në Indonezi raportoi 3,635 të infektuar të rinj dhe 122 të vdekur. Për muaj të tërë vendi u përpoq të ndalonte përhapjen e virusit ndërsa numëronte një total prej 229 mijë të infektuarish dhe 9100 viktima, vendi i dytë më i prekur në Azi pas Indisë, dhe ndër vendet e para në botë për numrin e ulët të testeve të kryera.

Spitalet spanjolle u gjendën nën presion më 23 shtator, në ditën e tretë të një bllokimit të pjesshëm që synonte ndalimin e përhapjes ose koronavirusit në kryeqytet, në Madrid. Më shumë se 10,600 njerëz ishin në spital me COVID-19, 1,348 prej tyre në terapi intensive, raportoi ministria e shëndetësisë.

Në javën e fundit të muajit shtator, 156 vende iu bashkuan skemës globale të COVAX, që synonte të garantonte shpërndarje të drejtë të vaksinës së ardhshme, një aleancë kjo me në krye Organizatën Botërore të Shëndetësisë.  

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që Kina të mbante përgjegjësi për veprimet e saj lidhur me pandeminë koronavirus. 

"Ne do të shpërndajmë një vaksinë. Do ta mundim virusin. Do i japim fund pandemisë. Dhe do të hyjmë në një epokë të re me prosperitet, bashkëpunim, paqe drejt të ardhmes së ndritur. Por ne duhet t’i japim përgjegjësitë shtetit që e shkaktoi  këtë murtajë botës, Kinës. Në ditët e para të pandemisë Kina mbylli fluturimet e brendshme por lejoi fluturimet ndërkombëtare, duke infektuar gjithë botën.  Kina e dënoi vendimin tim për të ndaluar flutimmet nga dhe për atje. Qeveria kineze dhe OBSH që kontrollohet virtualisht nga Kina, gënjyen kur deklaruan se nuk ka prova që virusi përhapet nga njeriu te njeriu. Më vonë atë sërish nuk treguan të vërtetën kur thanë se njerëzit pa simptoma nuk do e përhapnin sëmundjen. Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë me përgjegjësi Kinën për veprimet e saj”, deklaroi Trump.

 Rreth 20 mijë flamuj amerikan, u vendosën pranë monumentit të Washingtonit, në nder të më tepër se 200 mijë viktimave të virusit.  Deri në 22 shtator, në Shtetet e Bashkuara çdo javë humbën jetën mesatarisht 800 persona, raportonte Reuters, shifër kjo gjithsesi shumë më e ulët krahasuar me rekordin e muajit prill me 2806 viktima në ditë. 

 Në 9 muajt e parë të 2020 punëtorët në gjithë botën humbën 3.5 trilionë dollarë nga pagat që nuk morën, raportoi Organizata Ndërkombëtare e punës në Kombet e Bashkuara.   "Thjeshtë, impakti ishte katastrofik. Ne vlerësojmë se të ardhurat globale të punëtorëve kanë rënë me të paktën 10.7% në 9 muajt e parë të 2020-ës. Kjo përkthehet në një humbje prej 3.5 trilionë dollarë, vlerë kjo e barabartë më 5.5 % të GDP-së globale, për periudhën që po flasim”, deklaroi Guy Rider, drejtor i organizatës ndërkombëtare të punës.

Qendra Gjermane e Sëmundjeve Neurodegjenerative njoftoi në 24 shtator se kishte identifikuar antitrupa me efekt të lartë ndaj SARS-CoV-2dhe po ndiqte tashmë  zhvillimin e vaksinimit pasiv.

Koronavirus në Argjentinë regjistroi 700 mijë të infektuar në 26 shtator, me raste infektimesh të reja dhe vdekjesh në shifra tejet të larta duke  radhitur mes 5 vendeve më të prekura në botë, pavarësisht 7 muajve karantinë që shkatërruan ekonominë e vendit, ndërsa për 7 ditë me radhë u regjistruan 11 mijë viktima të reja çdo 24 orë, duke qenë pas Indisë, SHBA-ve Francës dhe Brazilit, vende këto të cilat kanë numër më të lartë të popullsisë.   

Në fund të shtatorit India kishte arritur 6 milionë të infektuar, duke shtuar frikën dhe panikun, ndërsa vendi ishte në periudhë festash. Shifra globale e të infektuarve e kishte kaluar 1 milionëshin, sipas të dhënave të Reuters. “Nuk duhet të harrojmë asnjë jetë të humbur. Ata ishin baballarë nëna, vëllezër, motra, miq dhe kolegë. Dhimbja është shumëfishuar me egërsimin e kësaj sëmundjeje. Edhe procesi i vajtimit dhe festimit të një jete shpesh është bërë i pamundur. Të thuash lamtumirë pa i mbajtur dorën, pa dhënë një puthje, një përqafim, një pëshpërimë të fundit "Të dua". Dhe akoma nuk kaf und në horizont për përhapjen e virusit, humbjen e vendeve të punës, përçarjen e arsimit, përmbysjen e jetës sonë ", ishin fjalët dramatike të Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Pavarësisht situatës dhe bilanceve të zymta të çdo dite, me të infektuar të rinj dhe viktima, në shumë vende të botës u regjistruan protesta kundërmasave kufizuese që qeveritë u detyruan të ndërmarrin për të parandaluar përhapjen e infeksionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos