Merkel përforcon apelin për të shmangur kontaktet, ndërsa infeksionet rriten

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 12:06 | Bota
Merkel përforcon apelin për të shmangur kontaktet, ndërsa

Kancelarja Merkel  u ka bërë sërish apel qytetarëve që të shmangin sa të munden kontaktet personale dhe të minimizojnë udhëtimin, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, pas rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani.

Në videomesazhin e përjavshëm kancelarja theksoi se, sjellja jonë vendos sesa i fortë është virusi dhe sa shpejt përhapet

“Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz,", tha Merkel.

Ndërsa Gjermania nuk është prekur aq rëndë nga virusi sa shumica e kombeve të tjera evropiane, infeksionet ditore në vend janë në rritje dhe tejkaluan 10,000 për herë të parë këtë javë, ndërsa numri i vdekjeve tejkaloi 10,000 të shtunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos