Koronavirusi, Hawaii paguan turistët të kthehen në shtëpi

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 09:42 | Bota
Koronavirusi, Hawaii paguan turistët të kthehen në shtëpi

Autoritetet në Hawaii kanë vendosur të paguajnë turistët për t’u larguar nga vendi gjatë emergjencës së koronavirusit.

Sipas mediave, autoritetet e turizmit në shtetin amerikan kanë caktuar 25 mijë dollarë për të përballuar kostot e nevojshme për të larguar vizitorët nëse këta refuzojnë të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Një zgjidhje e dhimbshme, por e nevojshme.

“Mundësia për të kthyer sa më shpejt këta persona në vendet e tyre të origjinës përgjatë pandemisë është me rëndësi të madhe për forcat e rendit që të garantojnë zbatimin me sukses të masave të emergjencës”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Hawaii, Clare Connors.

Kompania “Visitor Aloha Society”, organizon udhëtimin e kthimit dhe paguan biletën nëse turisti nuk ka mundësi ta bëjë vetë këtë gjë. Autoritetet mes të tjerash iu kanë kërkuar turistëve të mos vijnë gjatë kësaj periudhe në shtetin e tyre ku raportohen 596 raste me koronavirus dhe 12 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos