
Shtëpia e Bardhë akuzoi disa nga mediat kryesore amerikane se kanë keqinterpretuar fjalët e presidentit Donald Trump, në konferencën e fundit për shtyp, për çështjen e trajtimit të koronavirusit.
Opinioni publik dhe shoqatat e mjekëve reaguan ashpër pas deklaratave të presidentit Trump për të parë mundësinë për trajtimin e koronavirusit me dezinfektantë apo rreze të fuqishme ultravjollcë.
“Presidenti Trump përsëriti disa herë gjatë konferencë për shtyp që qytetarët amerikanë duhet të këshillohen me mjekët e tyre në lidhje me trajtimet për koronavirusin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. (A2 Televizion)