Ambasada amerikane dhe britanike dënojnë sulmin ndaj Top Channel: Të kryhet hetim gjithëpërfshirës

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 11:31 | Aktualitet
Ambasada amerikane dhe britanike dënojnë sulmin ndaj Top Channel:

Sulmi me armë ndaj godinës së Top Channel me pasojë një viktimë ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta. Së fundmi ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje autoriteteve për hetim gjithëpërfshirës për të sjellë para drejtësisë autorët e ngjarjes.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, shkruan në Twitter ambasada e SHBA-së në Twitter.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe ambasada britanike në Tiranë, ku përmes një postimi në Twitter kërkoi vënien para përgjegjësisë së autorëve.

“Ambasada Britanike është e tronditur kur mësoi për incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur”, shkruan në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1639332323228254214
https://twitter.com/UKinAlbania/status/1640289609111281671

A2 CNN Livestream

Latest Videos