Koronavirusi merr të tjera jetë në Greqi, rritet numri i të prekurve

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 22:12 | Bota
Koronavirusi merr të tjera jetë në Greqi, rritet numri i të

Një tjetër person humbi jetën gjatë ditës së premte si pasojë e koronavirusit në Greqi, duke e çuar në 10 numrin e viktimave në këtë vend.

Viktima është një grua 93 vjeçare e cila ndërroi jetë në spitalin e Rio në Patra, zonë ku janë raportuar dhe rastet e para të personave të infektuar me Covid-19.

Këshilltari i qeverisë për çështjet shëndetësore Sotiris Tsiodras deklaroi më herët numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi është 495. Ai sqaroi se mosha mesatare e të prekurve nga koronavirusi është 72 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos